Top News – Rusia sulmon portin pranë Rumanisë / ’Ogur i zi’ para takimit mes Putin dhe Erdogan
04/09/2023 12:15

Rusia ka sulmuar me dronë një port të madh ukrainas prej ku eksportohet drithërat. Si pasojë e sulmit, flakët kanë përfshirë depot dhe kanë shkaktuar dëme të tjera, tha Ukraina, disa orë para se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, të takohen. Sulmi me dronë që zgjati për tre orë e gjysmë goditi portin Izmail në rajonin e Odesës. Dronët sulmuan depot dhe ndërtesat e prodhimit dhe si pasojë e sulmit, nga zjarri u përfshin edhe disa ndërtesa civile, tha guvernatori i rajonit të Odesës. Putin dhe Erdogan do të takohen të hënën, më 4 shtator, në Soçi, përderisa Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara po synojnë të ringjallin marrëveshjen për eksportin e drithërave ukrainase, pakt që kishte ndihmuar në lehtësimin e krizës ushqimore globale. Turqia ka thënë se këto bisedime janë vitale për marrëveshjen. Rusia u largua nga marrëveshja në korrik, një vit pasi pakti u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia. Moska u ankua se eksportet e saj ushqimore dhe të plehrave artificiale po përballeshin me pengesa dhe në shtetet që ka më së shumti nevojë nuk po shkonin drithëra të mjaftueshme ukrainase. Kjo ishte marrëveshja e parë që Rusia dhe Ukraina arritën pasi Moska nisi pushtimin e fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022. Pas largimit nga marrëveshja, që njihet edhe si nisma e drithërave e Detit të Zi, Moska vazhdimisht ka kryer sulme ndaj porteve që gjenden në lumin Danub, që është bërë rruga kryesore për eksportin e drithërave ukrainase. Rreth 17 dronë u rrëzuan, por disa prej tyre goditën caqet në zonën e Izmailit, tha guvernatori i Odesës, Oleh Kiper përmes një postimi në Telegram. Ai shtoi se sipas të dhënave paraprake nga sulmet ruse nuk raportohet për viktima. Sulmi i së hënës pason sulmet e një dite më parë ndaj një porti tjetër të madh në lumin Danub, në Reni. Nga sulmet e së dielës u dëmtua infrastruktura e portit dhe të paktën dy persona u plagosën.

Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
Top News- Greqia krijon marinën më të fortë në histori, fregata ‘Kimon’ ndryshon Egjeun
18/12 21:03
Top Channel/ Të gjithë sytë nga Belgjika, kundërshton përdorimin e aseteve ruse, Zelenksy: Nuk…
18/12 20:00
Top Channel/ “Trumpi nuk do që ta shohë më Vuçiçin me sy”, analisti serb: Prova, tërheqja e Kushner!
18/12 15:11
Top News – Çmimet Oscar tani në YouTube / Ndryshim i madh në Hollivud, largim nga ABC
18/12 14:39
Top News- 13 për qind taksë për prezervativët / Shkalla e lindjeve ka rënë, Kina merr masën drastike
18/12 14:34
Top News – ‘Janë me të vërtetë nëna të mira’/ Arusha polare adopton një këlysh, habiten shkencëtarët
18/12 14:20
Top News – Rusia paralajmëron Trump për Venezuelën: ‘Mos bëj një gabim fatal’
18/12 14:14
Top News – ‘Para sot apo gjak nesër…’ / BE përballë vendimit kritik për asetet e ngrira ruse
18/12 13:59
Top News – ‘Doktor Vdekja’ në burg përjetë / Helmoi qëllimisht 30 pacientë, dënohet mjeku
18/12 13:58
Top News- Putin dridhet! Asetet ruse në rrezik / Çfarë janë dhe sa vlejnë fondet e ngrira të Rusisë?
18/12 13:35
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë me kaos: Të gjithë aeroportet europiane nisin greva në dhjetor!
18/12 12:17
Top Channel/ Boll me fjalë, kancelarit Merz i soset durimit: T`i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt!
18/12 12:10
DIGITALB DIGITALB