Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës tha të hënën se do të kërkonte ndëshkim për neglizhencën e dukshme pas një sulmi vdekjeprurës me raketa ruse mbi një terren trajnimi ushtarak në fundjavë. Ministria ruse e mbrojtjes ndau një video të asaj që e përshkroi si një sulm me raketa balistike Iskander-M që shkaktoi dhjetëra viktima dhe të lënduar në një kamp në rajonin e Dnipropetrovskut, të shtunën. Ukraina konfirmoi sulmin, por nuk specifikoi numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.