Top News- Rusia sulmon infrastrukturën e Ukrainës/ Ndërpritet shërbimi hekurudhor, nuk ka viktima
27/09/2025 18:46

Forcat ruse kanë kryer sulme ajrore duke shënjestruar disa rajone në te gjithe Ukrainën, teksa Moska po tenton që të bëjë përparim në front, thanë zyrtarët ukrainas. Ndërkaq, një guvernator rus fajësoi Ukrainën për një sulm me dron që shkaktoi ndërprerje të operacioneve në një stacion pompimi të një naftësjellësi të madh. Sulmet vijnë në kohën kur mundësitë për paqe duken të pakta dhe shumë presin që pushtimi rus i Ukrainës të vazhdojë edhe në për vitin e pestë këtë dimër. Sulmet ruse goditën infrastrukturë kritike dhe një ndërtesë banimi në një sulm masiv në rajonin Vinitsia të Ukrainës, tha zyrtarja rajonale Natalia Zabolotna në Telegram. Shërbimi hekurudhor u ndërpre, por nuk u raportua për viktima. Sulmet me dronë dëmtuan dy ndërtesa të larta banimi dhe ndërtesa të tjera në Zaporizhja, që gjendet afër frontit, tha shefi i administratës rajonale ushtarake, Ivan Fedorov. Qyteti dhe rajoni përreth kanë qenë cak i sulmeve të vazhdueshme. Dy persona janë plagosur pas sulme me raketa në rajonin Sumi, që gjendet në kufi me Rusinë, si dhe një shtëpi e një kompani janë dëmtuar nga granatimet në qytetin jugor të Hersonit, thanë zyrtarët. Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi ose neutralizoi 97 nga 115 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës, thanë Forcat Ajrore ukrainase. Ushtria raportoi për luftime të ashpra në disa pjesë të frontit gjatë 24 orëve të fundit, veçmas përreth qytetit të Pokrovskut. Guvernatori i rajonit Çuvashia në Rusi, Oleg Nikolayev, tha se dronë ukrainas goditën një stacion pompimi të naftës pranë fshatit Konar, që është rreth 1.200 kilometra larg Ukrainës. Sipas tij, ky sulm shkaktoi dëme të vogla. Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj rafinerive të naftës së Rusisë, terminaleve të transportit dhe infrastrukturës tjetër, duke synuar që të minojë aftësinë e Moskës për luftë dhe për të goditur të ardhurat nga eksporti i energjisë.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30