Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk do të lejojë prekjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Gjatë një fjalimi në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti foli për luftën e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se “ashtu siç veproi Serbia dje” me luftërat në Ballkanin Perëndimor, ashtu “po vepron Rusia sot”.