Top News/ Rusia sjell ‘bombat smart’ / Vazhdon terrori në Ukrainë, lëndohet foshnja tre muajshe
28/03/2024 12:06

Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombash gjatë sulmeve ajrore në qytetin verilindor ukrainas të Harkivit, ku një ditë më parë u vra të paktën një person, thanë zyrtarët lokalë. Zyrtarët thanë se të paktën katër fëmijë, përfshirë një foshnje tremuajshe, ishin në mesin e 19 personave të plagosur në Harkiv në sulmet e fundit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin duke e cilësuar atë “terror rus” dhe Volodymyr Tymoshko, kreu i policisë rajonale në Harkiv, tha se Moska mund të ketë përdorur një lloj të ri të “bombave të mençura”, që ai tha se ishin të llojit UMPB D-30. “Bombat e mençura” janë bomba që i drejtohen vetë objektivit pasi piloti zgjedh shënjestrën para se t’i lëshojë ato, duke i mundësuar pilotit që të largohet nga zona e shënjestruar. Edhe guvernatori rajonal, Oleh Synehubov, sugjeroi se Moska mund të ketë përdorur një lloj të ri bombash duke theksuar se “duket rusët vendosën të testonin bombat e tyre të modifikuara ndaj banorëve dhe shtëpive”. Rusia nuk ka bërë ende komente për këto deklarata. Moska mohon se shënjestron civilët edhe pse gjatë luftës në Ukrainë janë vrarë mijëra persona, janë zhvendosur miliona të tjerë dhe janë shkatërruar qytete dhe vendbanime. Në javët e fundit, rusët kanë intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës duke shënjestruar infrastrukturën kyçe, përfshirë stacionet elektrike, në shenjë hakmarrjeje për bombardimet në rajonet kufitare ruse.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24