Rusia ka paralajmëruar të premten se do të sulmojë të gjithë ngarkesat me armë dhe mjete që dërgohen në Ukrainë, duke sfiduar kështu Perëndimin i cili po përgatitet të furnizojë Kievin. Çdo dërgesë armësh që hyn në Ukrainë do të jetë një shënjestër për Rusinë, tha të premten ministri i Jashtëm Sergej Lavrov.