Një sulm me dron rus ndaj një minibusi në qytetin e Hersonit, afër vijës së frontit, vrau katër persona të mërkurën, tha Kievi, duke e kritikuar sulmin si pjesë të një gjuetie në stil "safari" kundër civilëve ukrainas. Forcat ruse sulmojnë rregullisht qytetin jugor të Ukrainës që ka qenë nën kontrollin e Moskës nga marsi deri në nëntor 2022, në atë që Ukraina e quan shënjestrim të qëllimshme të civilëve. "Forcat ushtarake ruse sulmuan një autobus që udhëtonte në një rrugë në Herson me një dron. Si rezultat i sulmit, sipas informacionit paraprak, katër pasagjerë civilë u vranë", tha zyra e prokurorit në një deklaratë.