Ukraina po përgatitet për një ofensivë të madhe ruse brenda disa javësh. Një këshilltar i Volodymyr Zelensky ka zbuluar se Kievi parashikon një sulm nga veriu në Bjellorusi, nga bastionet ruse të Donetsk dhe Luhansk në lindje dhe në jug nga gadishulli i Krimesë. Nëse do te ishin të suksesshme, trupat e Moskës do të rrethonin forcat mbrojtëse vendase, gjë që do të kthente Ukrainën pas një sërë përparimesh në muajt e fundit.