Top News/ Rusia pushkaton ushtarët ukrainas/ Kievi heton “ekzekutimin më masiv” të robërve të luftës
02/10/2024 15:47

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se ka nisur një hetim për “ekzekutimin më masiv” të të burgosurve ukrainas të luftës, të kapur nga Rusia. Sipas një deklarate zyrtare të publikuar në kanalin e Prokurorisë në Telegram, forcat ruse dyshohet se vranë 16 “të burgosur lufte” ukrainas, pranë fshatrave Mikollajivka dhe Suhi Jar në rrethin Pokrovsk të rajonit Donjeck. Videot që qarkullojnë në kanale të ndryshme në Telegram, duket se tregojnë ushtarë ukrainas, të kapur nga trupat ruse, duke dalë nga një zonë pyjore. Pasi të burgosurit rreshtohen, forcat ruse hapin zjarr. Më pas, ushtarët rusë duket se u afrohen atyre që ishin vetëm të plagosur dhe i qëllojnë përsëri nga një distancë e afërt. Videot nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur. Me ligjin ndërkombëtar humanitar, ekzekutimi i ushtarëve të dorëzuar konsiderohet krim lufte. “Ky është rasti më i madh i raportuar i ekzekutimit të të burgosurve ukrainas në vijën e frontit dhe një tjetër tregues se vrasja dhe torturimi i të burgosurve të luftës nuk janë incidente të izoluara”, shkroi prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, në platformën X. “Kjo është një politikë e qëllimshme e udhëheqjes ushtarake dhe politike ruse”, sipas tij. Komisioneri i Ukrainës për të Drejta të Njeriut, Dmytro Lubinets, tha se ka kontaktuar Kombet e Bashkuara dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq lidhur me vrasjet. Kjo nuk është hera e parë që dalin akuza të tilla kundër ushtarëve rusë. Në shtator, CNN publikoi dy video që supozohet se tregonin personelin ushtarak rus duke ekzekutuar ushtarë ukrainas, ndërsa ata po dorëzoheshin.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04