‘Nuk kemi Luftë të Ftohtë me Perëndimin, sepse tashmë kemi një konflikt të zjarrtë’, ka deklaruar kështu, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. E pyetur nëse ekziston një Luftë e re e Ftohtë, në lidhje me murin e dronëve, të ngjashëm me atë të “Perdes së Hekurt” që po ndërtohet në Evropë, Zakharova tha se nuk ishte dakord me krahasimin.