Top News – Rusia premton hakmarrje / Sulm ukrainas mbi urën në Krime, ‘tërbohet’ Putini
13/08/2023 12:44

Ministria e Jashtme e Rusisë tha një ditë më parë se ndali një sulm të Ukrainës me raketa ndaj Urës së Kremesë, duke e quajtur atë një "sulm terrorist" dhe duke premtuar veprime hakmarrëse. Forcat ukrainase sulmuan me raketa S-200 dhe dronë Urën e Krimesë dhe disa objektiva të tjerë të shtunën në Gadishullin e Krimesë, por nuk pati viktima apo dëme materiale, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Katërmbëdhjetë dronë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ruse dhe gjashtë të tjerë u neutralizuan në mënyrë elektronike, tha ministria në një postim në Telegram. Ura 19 kilometra e gjatë që lidh Krimenë e aneksuar nga Moska me Rusinë ka qenë objektiv i disa sulmeve të forcave ukrainase që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë më 24 shkurt 2022. Zyrtarët e Kievit as nuk e konfirmuan dhe as e mohuan përfshirjen e Ukrainës në sulme. Guvernatori i emëruar nga Moska i gadishullit të aneksuar, Sergei Aksyonov, tha se mbrojtja ajrore ruse kishte parandaluar gjithashtu një sulm atje duke rrëzuar dy raketa ukrainase. Ura nuk u dëmtua, tha ai, megjithëse trafiku u pezullua për pak kohë. Ura që lidh Krimenë dhe Rusinë ka një rëndësi të madhe për Moskën, si nga ana logjistike ashtu edhe psikologjike, si një arterie kyçe për furnizimet ushtarake dhe civile dhe si një shenjë e kontrollit nga Kremlini mbi gadishullin që e aneksoi në mënyrë të paligjshme në vitin 2014.

Top Channel/ Merz për protestat: Mesazhi është të vazhdojmë zgjerimin e BE, dhuna e papranueshme!
22/10 15:09
Top News – Trump e sanksionon, BE e vlerëson / Gjykata Penale Ndërkombëtare merr çmimin Saharov
22/10 15:00
Top News – Kuptimi i fjalës ‘humanitar’ në fjalor…Trump nën ‘stuhi’ pas ‘afrimit’ me Putinin
22/10 14:52
Top News – Hakerat nuk përmbahen, miliona sulme / Qeveritë mbyllin uebsajtet, problem programimi
22/10 14:21
Top News – Italia dhe Spanja ‘hapin’ kufijtë / U vunë kontrolle pas dyndjes së emigrantëve në Ceuta
22/10 14:21
Top News – SHBA e Izraeli përgatiten për luftë / Avionët luftarakë simulojnë sulme të reja mbi Iran
22/10 14:20
Top News – SHBA urdhëron largimin e diplomatëve / Arabia Saudite luftë me Huthit, frikë për sigurinë
22/10 12:07
Top News – Qeveri ‘impotente’ e kufij të hapur / E djathta ekstreme e Evropës shfrytëzon dhunën
22/10 12:06
Top News – Putin pranon bisedime me Ukrainën e SHBA / Nisin muajin e ardhshëm në Abu Shabi
22/10 12:05
Top News – Kolaps global i internetit / Frikë nga një valë e gjerë sulmesh kibernetike
22/10 12:05
Top Channel/ Hakerët sulmojnë faqe qeveritare në Europë: Alarm në Holandë, Francë e Danimarkë!
22/10 11:58
Top News – A po i nxit Rusia trazirat në Evropë? Agjentët e Putin mbjellin kaos, frikë për fundjavën
22/10 11:53
Top News – Trump: Paqja është më afër se kurrë…!? Por Rusia dhe Ukraina këmbejnë sulme
22/10 11:39
Top Channel/ Hagë, Jakup Krasniqi refuzon kontrollet mjekësore: 6 vjet trajtim jo njerëzor!
22/10 11:08
Top Channel/ Protestat e transportuesve në Itali, qeveria përgatit paketën e ndihmës!
22/10 11:07
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:06
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:05
Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58