Top News- ‘Rusia po vret mediat e pavarura’/ Reporterët pa kufij: Të heqim ligjin pë agjentët e huaj
16/06/2021 22:41

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin Ligj për agjentët e huaj. Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, vëzhguesi i mediave me seli në Paris tha se “vetëm një pjesë e mediave të pavarura po arrijnë t'i mbijetojnë presionit në rritje nga autoritetet”. Ai përmendi mbylljen e portalit të lajmeve VTimes dhe rrezikun për mediat e tjera. “Zhdukja graduale e mediave të pavarura nga peisazhi mediatik rus dhe përshpejtimi i këtij procesi kohëve të fundit janë gjëra shumë shqetësuese. I bëjmë thirrje Vladimir Putinit dhe Ministrisë ruse të Drejtësisë që menjëherë të shfuqizojnë Ligjin e agjentëve të huaj, i cili po e minon pluralizmin e mediave, duke i shtypur mediat e pavarura dhe duke i vrarë ngadalë ato”, tha Jeanne Cavelier, shefe për Evropën lindore dhe Azinë qendrore te Reporterët pa Kufij. Ligji i agjentëve të huaj në Rusi është miratuar në vitin 2012 dhe është modifikuar në mënyrë të përsëritur. Ai kërkon që OJQ-të që marrin ndihmë të huaj dhe për të cilat Qeveria ruse mendon se janë të përfshira në veprimtari politike, të regjistrohen, ta identifikojnë veten si “agjente të huaja” dhe t'u nënshtrohen auditimeve. Modifikimet e fundit prekin edhe mediat e financuara nga jashtë, përfshirë shërbime të shumta të Radios Evropa e Lirë dhe gazetarë individualë. Reporterët pa Kufij përmendën rastin e gazetarëve të shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë, Lyudmila Savitskaya dhe Sergei Markelov, të cilët kanë qenë në mesin e të parëve që u është kërkuar të regjistrohen si “agjentë të huaj”. REL i ka cilësuar gjobat si “fushatë të kërcënimeve dhe frikësimeve - e sponsorizuar nga shteti”. Etiketimi si “agjentë të huaj” është interpretuar nga shumë aktivistë të shoqërisë civile si mjet i Kremlinit për të frikësuar opozitën politike të Rusisë.

Top Channel/ Greqi, revoltë për postën/ Mbyllen dhjetëra zyra në mbarë vendin
03/11 23:12
Top Channel/ Prangoset avokatja izraelite/ Lejoi videon ku torturohej palestinezi
03/11 22:32
Top Channel/ Përplasja mes dy familjeve në Kretë për tokat, u jepet lamtumira viktimave
03/11 19:36
Top News- Teherani i cakton vijën e verdhë SHBA-ve/ Jo bashkëpunim, për sa kohë mbështesni Izraelin
03/11 18:01
Top News- Fuqitë botërore shtojnë presionet/ Finlanda: Ka nisur një epokë e re e armëve bërthamore
03/11 18:00
Top News – Ushtria izraelite torturoi palestinezin. Skandali i videos së dhunës trazon IDF-në
03/11 15:20
Top News – ‘Kamala Harris ishte një gabim’. George Clooney flet për zgjedhjet e humbura ndaj Trump
03/11 15:12
Top Channel/ Trump “i del kundër” Rusisë dhe Kinës:Po mbajnë teste bërthamore sekrete, përse ne jo?!
03/11 14:51
Top Channel/ Po rikonstruktohej, shembet kulla në mes të Romës: Bllokohen punonjës në gërmadha!
03/11 14:29
Top News- Frikë për përshkallëzim të luftës! Trump u thotë ‘JO’ …përkohësisht raketave Tomahawk
03/11 13:45
Top News – Afganistani nuk gjen qetësi. Tjetër tërmet vdekjeprurës, mbi 20 numri i viktimave
03/11 12:50
Top News- Dorëhiqet një vit pas katastrofës/ Drejtuesi i rajonit të Valencias-Nuk vazhdoj dot më
03/11 12:22
Top Channel/ Natyra “ndëshkon” të varfrit, tërmet shkatërrues në Afganistan: Dhjetëra viktima!
03/11 12:11
Top Channel/ Erdogan, “garant” për Hamasin:Do respektojë armëpushimin, Gazës do ta bëjnë myslimanët!
03/11 12:03
Top Channel/ “Toka po thith më shumë dritë se më parë”, ekspertët japin alarmin për pasojat!
03/11 11:19
Top News – Pas Venezuelës, Trump kërcënon Nigerinë. ‘Ndal dhunën ndaj të krishterëve, ose sjell…’
03/11 11:10
Top News – ‘Maduro i ka ditët e numëruara’. Donald Trump paralajmëron presidentin e Venezuelës
03/11 09:47
Top Channel/ VMRO-DPMNE fiton në 21 komuna, kryeson edhe Kërçovën. BDI pranon humbjen
02/11 23:07
Top News – Turqia, gati ‘për veprim’ në Gaza: ‘Izraeli do të prishë armëpushimin, gjen justifikime’
02/11 17:30
Top Channel/ Londër, plagosen me thikë 11 persona/ Rëndohet bilanci i sulmit në një tren
02/11 15:25
BILETA Portokalli - Bileta