Pas alarmit të dhënë nga Agjencitë e Inteligjencës në Europë, edhe presidenti ukrainas, Zelensky ka akuzuar Rusinë se ka ndihmuar Iranin të sulmojë bazat ushtarake amerikane dhe britanike në Gjirin Persik, si dhe një bazë të përbashkët SHBA-Britani e Madhe. Duke folur me gazetarët, Zelensky lexoi nga telefoni i tij atë që ai e quajti një raport inteligjence që thoshte se satelitët rusë kanë spiunuar bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, bazën Diego Garcia dhe puset e naftës në të gjithë Gjirin. Ndërkohë, më herët, Inteligjenca Europian theksoi se Rusia ndodhet në fazat përfundimtare të përgatitjeve për t’i furnizuar Iranit dronë, të cilët pritet të përdoren në konfliktin e tij me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Rusia dhe Irani nënshkruan vitin e kaluar një marrëveshje partneriteti strategjik, ndërsa Moska ka dërguar më shumë se 13 tonë barna në Iran përmes Azerbajxhanit.