Lufta e Rusisë kundër Ukrainës nënvizon urgjencën e integrimit në vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe anëtarësimin në institucionet euro-atlantike. Kështu është shprehur një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, në një reagim për “Zërin e Amerikës”, ku komentoi deklaratat e presidentit ukrainas Volodymir Zelenksi, në lidhje me informacionet që Rusia mund të përpiqet në nxisë një koflikt në Ballkanin perëndimor. “Ne jemi të përkushtuar të punojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor, partnerët tanë evropianë dhe komunitetin ndërkombëtar për të çuar përpara reformat në qeverisje, në sundimin e ligjit, ato zgjedhore dhe në luftën kundër korrupsionit, që do të pakësonin shanset për ndikimin keqdashës rus dhe do të sillnin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe mirëqenie për rajonin”, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.