Përveç akuzave për krime lufte dhe mizori ndaj civilëve, autoritetet ukrainase kanë denoncuar ushtrinë ruse se tashmë po vjedh rezervat e grurit, duke paralajmëruar në këtë mënyrë dhe një krizë të mundshme ushqimore. Ka qenë zëvendësministri i Agrikulturës ai që ka akuzuar ushtrinë ruse se e ka përvetësuar sasi të mëdha gruri nga depot e ruajtjes në qytetet Zaporizhia dhe Kherson, si dhe nga rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut.