Top News/ Rusia po na ‘sulmon’ me emigrantë / Finlanda kërkon ndihmë nga BE për ndaljen e fluksit
19/04/2024 13:16

Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa për të ndihmuar Finlandën që të ndalë fluksin e emigrantëve përmes Rusisë, tha kryeministri finlandez, Petteri Orpo të premten. Vitin e kaluar, Finlanda mbylli kufirin e saj të gjatë me Rusinë pas rritjes së numrit të personave që hynin në vend, përfshirë shtetas të Sirisë dhe Somalisë. Helsinki akuzoi Moskën se po i përdor si armë emigrantët kundër tij dhe BE-së. Por, kjo akuzë është hedhur poshtë nga Kremlini. “Ne po përgatisim një legjislacion, por na duhen edhe masa nga BE-ja”, tha Orpo, pa dhënë më shumë detaje. Ai këtë deklaratë e bëri gjatë vizitës që zhvilloi së bashku me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kufirin që Finlanda ndan me Rusinë. Von der Leyen deklaroi se KE-ja po punon ngushtë me vendet e origjinës së emigrantëve dhe shtoi se pajtohet me qëndrimin e Finlandës. “Ajo çfarë shohim është se një shtet po instrumentralizon njerëzit e varfër për të ushtruar person ndaj një shteti tjetër, prandaj qartësisht kjo është një çështje e sigurisë”, tha ajo. Masat për të zgjidhur çështjen e emigrantëve nga Rusia duhet të jenë të tilla që të krijojnë një balancë mes mbrojtjes së sigurisë së kufijve dhe obligimeve ndërkombëtare, tha ajo. Duke ndjekur shembullin e Polonisë dhe Lituanisë në kufijtë e tyre me Bjellorusinë, Qeveria finlandeze po harton një legjislacion që do t’iu lejonte rojeve kufitare të ndalojnë që azilkërkuesit nga Rusia të hyjnë në Finlandë.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04