“Rusia prej kohësh është përpjekur ta paraqesë veten si një partner të besueshëm dhe burim stabiliteti përtej Perëndimit, por pa e mbështetur këtë në praktikë”, ky është vlerësimi nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. “Ndërsa presioni rritet, dallimi mes premtimeve të saj dhe veprimeve të saj po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u injoruar”, thuhet në një postim në Facebook të Zyrës së BE-së në Kosovë. Më tej, zyra e BE thotë se shumë qeveri shtrojnë pyetjen nëse partneriteti me Rusinë mbetet ende një zgjedhje strategjike dhe e qëndrueshme për të ardhmen. “Një marrëdhënie e ndërtuar mbi paqëndrueshmëri, zotime të shkelura dhe ndikim në rënie po duket gjithnjë e më pak si një aset strategjik dhe gjithnjë e më shumë si një barrë strategjike”, thuhet në postimin e Zyrës së BE.