Shtatë persona, përfshirë një fëmijë gjashtëvjeçar, u vranë kur një raketë ruse goditi qendrën e qytetit verior të Ukrainës, Ccernihiv, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës. Dymbëdhjetë fëmijë ishin mes të paktën 117 personave që mbetën të plagosur, shtohet në njoftim. Viktmat, thonë autoritetet ukrainase u goditën nga raketat ruse në momentin kur ishin duke shkuar për në Kishë, me rastin e një feste fetare. Shpërthimi ka shkatërruar godinën e një universiteti dhe një teatri.