Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka ngritur alarmin se zyrtarët rusë kanë nisur “të përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. Në një intervistë për transmetuesin publik britanik, BBC, Zelensky tha se bota duhet ndërmarrë veprime tani, pasi kërcënimet ruse paraqesin “rrezik për gjithë planetin”. Javët e fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë kontrollin e territoreve të mëdha gjatë një kundërofensive, që ka detyruar trupat ruse të tërhiqen nga pozicionet që i kanë mbajtur. Pas humbjeve, Rusia mbajti referendume të paligjshme në katër rajone ruse, dhe më pas presidenti rus, Vladimir Putin, i aneksoi.