Rusia po përgatitet për kundërofensivën në Kursk dhe lëvizjet e ushtrisë së saj në kufijtë e rajonit tregojnë se angazhimi ushtarak për të rimarrë territorin e pushtuar nga Ukraina do të jetë i madh. Ky është paralajmërimi i CIA-s, që e këshillon Kievin të përgatitet për kundërofensivën ruse në mënyrë që të shmangë humbjet e mëdha në terren.