Agjencia ruse e Hapësirës, Roskosmos, po synon të vazhdojë pjesëmarrjen në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor edhe pas vitit 2024, ka thënë, Sergei Krikalev, zyrtar i saj. Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë tejet të tensionuara, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Prandaj, shefi i Roskosmosit, Yuri Borissov pati thënë përgjatë verës se Rusia do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024, dhe se synon të ndërtojë stacionin e vet.