Ministria e jashtme e Rusisë tha të enjten se shpresonte që administrata e Presidentit amerikan Donald Trump, të mos bënte një gabim fatal në lidhje me Venezuelën dhe tha se Moska ishte e shqetësuar për vendimet e SHBA-së që kërcënonin lundrimin ndërkombëtar. Trump urdhëroi të martën një "bllokadë" të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hynin dhe dilnin nga Venezuela, ndërsa Uashingtoni u përpoq të rriste presionin mbi qeverinë e Nicolas Maduros.