Top News – Rusia paralajmëron qytetarët e saj / Mos udhëtoni në Perëndim, rrezikoni burgun
11/12/2024 15:17

Rusia tha të mërkurën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë aq konfrontuese, saqë qytetarët rusë nuk duhet të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe disa vende të Bashkimit Evropian, meqë rrezikojnë të ndiqen nga autoritetet amerikane. Duke folur në një konferencë për gazetarët në Moskë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se marrëdhëniet me SHBA-në janë në prag të prishjes. “Në kontekstin e konfrontimit në rritje... udhëtimet në Shtetet e Bashkuara, privatisht ose për nevoja zyrtare, bartin rreziqe serioze”, tha Zakharova. “Ne ju bëjmë thirrje që të vazhdoni të shmangni udhëtimet në Shtetet e Bashkuara dhe shtetet satelitore aleate të tyre, përfshirë, para së gjithash, Kanadanë dhe vendet e Bashkimit Evropian me disa përjashtime, gjatë këtyre festave”, tha ajo. Diplomatët rusë dhe amerikanë thonë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të këqija se në çdo kohë tjetër që nga kriza e raketave kubane, më 1962, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth luftës në Ukrainë. Ato arritën kulmin e krizës muajin e kaluar, kur SHBA-ja dhe Britania e Madhe e lejuan Ukrainën të përdorë raketat e tyre për të goditur në territorin rus. Si kundërpërgjigje, Rusia uli pragun për përdorimin e armëve bërthamore. Rusia dhe SHBA-ja akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën për arrestimin e qytetarëve të tyre nën akuza të sajuara.

Top News- “Ballukut do ia heqin mandatin qytetarët”, çfarë po paralajmëron Berisha?
23/02 22:47
Top Channel/ Lokali në Lungomare u përfshi nga flakët, shuhet zjarri
23/02 22:47
Top News- Shkrumbohet lokali brenda pak minutash në Lungomare, “përpihet” nga flakët
23/02 22:30
Top News- Çahet rruga Tepelenë-Memaliaj, probleme në karexhatë e skarpate/ Rrezik për mjetet
23/02 22:22
Top News- Flakët “deri në qiell”, shkrumbohet lokali në Lungomare
23/02 21:26
Top Channel/ Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
23/02 20:36
Top Channel/ Berisha mesazh Ramës: Të shtunën protestojmë për arrestimin tënd
23/02 20:35
Top News- Shqipëria e Hungaria forcojnë mbrojtjen/ Shkëmbim i atasheve ushtarakë, dhe trajnim i FA
23/02 20:02
Top Channel/ Hyn në fuqi rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, me 5% tatim
23/02 20:02
Top Channel/ Bukëpjekës, zanat në zhdukje! Shoqata e prodhuesve të bukës kërkon subvencionim
23/02 19:58
Top Channel/ Këshilli i Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raporti do hartohet pas mbledhjes
23/02 19:57
Top News-‘Reforma territoriale gjithëpërfshirëse’/ Gonzato takon Maznikun e Boçin, kërkon konsensus
23/02 19:52
Top Channel/ Dy raporte për “Ballukun”! PS dhe PD do votojnë më 5 mars
23/02 19:39
Top News – PS u nxitua me rregulloren. Kushtetuesja e shfuqizon, Kuvendi ka 30 ditë kohë
23/02 18:03
Top News – ‘Ranë të gjitha alibitë’. PD kërkon imunitetin e Ballukut, PS kërkon kohë
23/02 17:17
Top News- Troje, karburant dhe ndërtesa / Fier, konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut
23/02 17:16
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Mbyllet pas 5 orësh mbledhja për Ballukun, Bardhi zbardh diskutimet
23/02 16:19
Top Channel/ Presidenti i ri, Albin Kurti nis takimet për të mbledhur 80 vota. Sot pret Abdixhikun
23/02 16:19
Top Channel/ Kuvendi diskuton “Ballukun”/ Mblidhet Këshilli i Imuniteteve, në takim
23/02 16:18
DIGITALB DIGITALB