Top News – Rusia paralajmëron Bosnjen/ Po kërkuat anëtarësim në NATO, do reagojmë!
19/03/2021 14:01

Ambasada ruse në Bosnjë e deklaroi hapur se Moska do të reagojë nëse Bosnja ndërmerr hapa drejt anëtarësimit në NATO, pasi do të konsiderojë këtë si një akt armiqësor. Bosnja ka kohë që ka shpallur integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian si objektiva strategjike. Por serbët e Bosnjës, të udhëhequr nga pro-rusi Milorad Dodik, i cili aktualisht kryeson presidencën trepalëshe të vendit, duan që vendi të mbetet neutral dhe të qëndrojë jashtë aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara."Në rastin e afrimit praktik të Bosnjë-Hercegovinës dhe NATO-s, vendi ynë do të duhet të reagojë ndaj këtij akti armiqësor", tha ambasada. Ajo shtoi se qëllimi i NATO-s është një "luftë kundër Rusisë" dhe anëtarësimi do ta detyrojë Sarajevën të marrë anë në "konfrontimin ushtarako-politik".Bosnja dhe Serbia janë dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë NATO-s, pasi Maqedonia e Veriut u anëtarësua në aleancë vitin e kaluar. Rusia ka mbajtur prej kohësh një qëndrim kundër anëtarësimit të Bosnjës në NATO.Anëtari i presidencës kroate Zeljko Komsiç dhe ai boshnjak Sefik Dzaferoviç nuk pranuan të takonin Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov që vizitoi vendin në dhjetor, duke thënë se ai ka treguar mungesë respekti ndaj shtetit të tyre pas takimit të tij me zotin Dodik jashtë Sarajevës, pa asnjë flamur kombëtar të Bosnjës në sfond.

Top Channel/ Ashpërsohen luftimet SHBA-Iran, Teherani kërcënon anijet me naftë
02/03 23:22
Top Channel/ Rritet çmimi i naftës dhe gazit, ndikon pasiguria në Hormuz
02/03 23:04
Top News- Vrau të riun pas sherrit banal/ Merr fund arratia, arrestohet në vendlindje 40-vjeçari
02/03 23:00
Top Channel/ Lojë spiunësh në Greqi, arrestohet gjeorgjiani i rekrutuar në ushtri
02/03 22:30
Top News- Bishat amerikane B-1 ngrihet në fluturim, godasin më fortë Iranin
02/03 21:22
Top News- “Kallashnikovi i Iranit”, arma sekrete iraniane që po përdoret kundër SHBA e aleatëve
02/03 20:33
Top Channel/ Izraeli bën gati trupat tokësore, IFD sulmon edhe në Liban dhe Bejrut
02/03 20:09
Top Channel/ Trump: Vala më e madhe e sulmeve do vijë së shpejti! Po e shkatërrojmë Iranin
02/03 19:59
Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
Top Channel/ Raketa iraniane godet qytetin Be’re sheva, gazetari i TCH: Paralajmërohen banorët të…
02/03 17:07
Top Channel/ Si e gjurmoi CIA dhe Izraeli lidershipin iranian: I pritën të mblidheshin në një vend!
02/03 16:50
Top Channel/ Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër!
02/03 15:13
Top Channel/ Nga SHBA në Pakistan, protesta kundër vrasjes së Khameneit: 25 të vdekur!
02/03 15:05
Top Channel/ Gërmadha dhe pallate të dëmtuara, çfarë mbeti pas sulmit iranian në Tel Aviv
02/03 13:31
Top Channel/ Ndërtesa e dëmtuar rëndë nga sulmet iraniane, nis pastrimi i gërmadhave në Tel Aviv
02/03 13:01
Top Channel/ Irani sulmon një qendër rekrutimi në Tel Aviv, pamje nga ndërtesa e dëmtuar
02/03 13:00
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
DIGITALB DIGITALB