Top News/ Rusia, paralajmërim bërthamor për F-16 / ’Një sinjal nga NATO, do marrim hapa shtesë’
30/05/2024 14:28

Rusia mund të ndërmarrë hapa shtesë në fushën e parandalimit bërthamor nëse SHBA vendos raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi në Evropë dhe Azi, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA. Agjencia iu referua planeve të SHBA-së, të shpallura në prill, për të vendosur raketa në rajonin Indo-Paqësor në përgjigje të asaj që Uashingtoni e sheh si militarizimin kinez në rritje. Dislokime të tilla do të ishin të paligjshme më parë sipas Traktatit historik të Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi të vitit 1987 të nënshkruar bashkë me Rusinë, nga i cili Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht në 2019 pasi thanë se Moska po shkelte marrëveshjen, një akuzë që Kremlini e mohoi. Moska ka paralajmëruar prej kohësh se do të anulonte një moratorium për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, kur po skadonte traktati, nëse SHBA do të vazhdonte me planet për të vendosur raketa të tilla në Azi dhe Evropë. Lavrov tha për agjencinë RIA, se Rusisë mund t'i duhet të ndërmarrë edhe hapa të tjerë. “Ne nuk përjashtojmë mundësinë e ndërmarrjes së hapave shtesë në fushën e parandalimit bërthamor, sepse qendrat tona komanduese dhe vendndodhjet e forcave tona bërthamore do të jenë në rrezen e raketave amerikane të vendosura më përpara”, tha Lavrov.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21