Top News – Rusia ‘nxiton’ në Ukrainë / Kërkon fitore të mëdha para ultimatumit të Trumpit
27/07/2025 18:30

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Rusinë se do të ketë pasoja të rënda nëse brenda 50 ditësh nuk arrin një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë, por trupat e Putinit nuk tregojnë shenja tërheqjeje dhe vazhdojnë përpjekjet për të marrë nën kontroll një qendër logjistike në rajonin lindor të Donetskut. Trump sugjeroi të premten se sanksionet e reja kundër Rusisë mund të vendosen më herët se afati shtatë-javor që ai njoftoi më herët këtë muaj, i cili u kritikua nga shumëkush që besonte se ultimatumi i kishte dhënë Putinit liri veprimi për të vazhduar me ofensivën e tij. Kur u pyet të premten nëse SHBA-të mund të vendosin sanksione ndaj Rusisë përpara afatit 50-ditor, Trump u përgjigj "ndoshta". Ekspertët thonë tani se Putin po përpiqet të fitojë sa më shumë territor të jetë e mundur përpara skadimit të afatit. Disa analistë vërejnë ndërkohë se as Rusia dhe as tregjet financiare nuk janë të shqetësuara për afatin kohor të dhënë nga Trump. Dhe në fakt, që nga deklarata e trumpit më 14 korrik, Rusia nuk i ka ngadalësuar aspak sulmet e saj me raketa dhe dronë mbi ukrainë e as nuk e ka ndalur përpjekjen e saj në vijën e frontit. Instituti për Studimin e Luftës thotë se forcat ruse po avancojnë në rajonin e Donetskut dhe në veriperëndim të Kupianskut, në rajonin e Harkivit cka dëshmon se putin po përpiqet të fitojë sa më shumë territor që të mundet para skadimit të ultimatumit të Trumpit. Ai madje është fokusuar tani në pushtimin e një pjese të rajoneve të Sumit, Kharkivit dhe Dnipros. Dhe objektivi i tij është të arrijë fitore të mëdha para shtatorit.

Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40