Që nga rënia e Avdiivkas, forcat ruse të armatosura më mirë dhe më të shumta në numër, kanë përparuar vazhdimisht drejt perëndimit. Përparimi u përshpejtua në mes të prillit. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të dielën se kishte regjistruar gjithsej 125 sulme ruse përgjatë vijës së frontit 700 kilometra të gjatë, në vetëm 24 orë. Më shumë se gjysma e atyre sulmeve ishin në zonën përreth Ocheretine-s dhe qytetin e kontrolluar ende nga ukraina të Chasiv Yar, i cili është nën sulme të intensifikuara.