Rusia kreu një seri të re sulmesh me dronë në qytetet ukrainase, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, por shumica e tyre u zmbrapsën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, tha të mërkurën ushtria e këtij vendi. Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës tha se shkatërroi 21 nga 26 dronët Shahed-136/131 - të prodhuar nga Irani. Dronët u nisën nga rajoni rus, Brijansk, dhe nga bregu lindor i Detit Azov, tha Komanda Ajrore.