Dhjetëra persona janë plagosur pas një sulmi rus në rajonin jugor ukrainas të Hersonit të dielën. Guvernatori rajonal tha se në mesin e të plagosurve është një grua 27-vjeçare dhe foshnja e saj nëntëmuajshe. “Rajoni i Hersonit përjetoi edhe një natë të tmerrshme”, shkroi në Telegram guvernatori Oleksandr Prokudin.