Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll qytetin strategjik të Kostiantynivkës në rajonin e Donetskut, një nga objektivat kryesore të ofensivës së saj në lindje të Ukrainës. Ushtria ruse i raportoi presidentit Vladimir Putin se forcat e saj kanë pushtuar qytetin, i cili konsiderohet një pikë kyçe në vijën mbrojtëse ukrainase.