Top News/ Rusia në një ‘aventurë bërthamore’/ Përdorimi i raketës së avancuar, mesazh për perëndimin
22/11/2024 11:49

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski dënoi përdorimin nga ana e Rusisë të një rakete të re, të shpejtë dhe të fuqishme, për të sulmuar qytetin e Dnipros të enjten. Ai e quajti atë një "aventurë bërthamore" dhe një përshkallëzim të fortë të luftës. Sulmi ka rritur frikën për një fazë të re e të rrezikshme të luftës. Në një fjalim të tij më vonë, Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi. Zelenski e cilësoi sulmin si një shenjë të strategjisë më të gjerë të Moskës, duke thënë: "Është e qartë se Putini po përdor Ukrainën si një terren provash për armët që kërcënojnë botën". Komentet e tij nënvizuan alarmin në rritje në Kiev për dislokimin e sistemeve të avancuara raketore ruse kundër objektivave civile. Në fjalimin e tij, Putin e cilësoi përdorimin e raketës ‘Oreshnik’ me aftësi bërthamore, si një provë rutinë brenda konfliktit. "Federata ruse testoi një raketë balistike me rreze të mesme, të njohur si Oreshnik, gjatë operacionit të saj në Ukrainë", tha ai. Ai ofroi pak detaje teknike rreth sulmit. Analistët thanë se përdorimi i raketës dhe fakti që zoti Putin e pranoi sulmin, duket se synojnë t'i tregojnë NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara aftësitë ushtarake të Rusisë.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52