Top News – Rusia në luftë me NATO-n / Shenjat që tregojnë se Moska po përgatitet
02/05/2025 14:16

Ndërsa pushtimi i Ukrainës nga Rusia mbetet në qendër të vëmendjes, Presidenti Vladimir Putin po përgatit në heshtje themelet për një konflikt të mundshëm me NATO-n, sugjerojnë raportet. Rusia po zgjeron praninë përgjatë pjesëve të kufirit të saj me Perëndimin, po rrit shpenzimet e saj ushtarake me një ritëm rekord dhe po intensifikon operacionet e fshehta kundër Perëndimit. NATO duhet të "presë të papriturën" dhe të përgatitet për një sulm rus, tha admirali holandez Rob Bauer, kreu i komitetit ushtarak të aleancës, në Bruksel, janarin e kaluar. Ndërkohë, zyrtarët e inteligjencës dhe ushtrisë kanë paralajmëruar javët e fundit se vendet anëtare të NATO-s duhet të jenë gati për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Kjo e fundit po rrit praninë e saj ushtarake përgjatë kufijve me Finlandën dhe Norvegjinë në përgatitje për një përballje të mundshme me aleancën ushtarake, raportoi së fundmi Ëall Street Journal. Kremlini po planifikon të krijojë një seli të re ushtarake në qytetin rus Petrozavodsk, rreth 160 km në lindje të kufirit finlandez, ku do të vendosen dhjetëra mijëra trupa gjatë disa viteve të ardhshme. Në të njëjtën kohë, Rusia po përshpejton prodhimin e armëve. Komuniteti i inteligjencës së Gjermanisë ka dhënë alarmin se ambiciet e Rusisë shkojnë përtej Ukrainës dhe Shërbimi Federal i Inteligjencës paralajmëroi në mars se Putin po përgatitet për një konflikt me NATO-n. Ndërkohë, shërbimi i inteligjencës së Lituanisë, VSD, vlerëson se ndërsa Moska mund të mos jetë ende e gatshme të nisë një sulm në shkallë të plotë ndaj aleancës, ajo mund të përpiqet të "testojë NATO-n" me një operacion të kufizuar ushtarak kundër një ose më shumë shteteve anëtare për të vlerësuar se sa seriozisht blloku do t'i përmbahet detyrimeve të tij të mbrojtjes kolektive. Edhe shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes së Danimarkës ka paralajmëruar gjithashtu se Rusia mund të jetë për një "luftë në shkallë të gjerë" në Evropë brenda pesë viteve të ardhshme. Dhe në fakt, moska ka rritur shpenzimet ushtarake me ritëm rekord ndërkohë që janë shtuar shumë aktivitetet e spiunazhit dhe sabotimit në perëndim.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04