Shtetet e Bashkuara akuzuan së fundmi Rusinë se ka shkelur traktatin e armëve bërthamore START, duke deklaruar se Moska po refuzon të lejojë aktivitete inspektimi brenda Rusisë. Traktati, që mbetet një nga shtyllat e fundit të përpjekjeve për kontrollin e armëve bërthamore të pas-Luftës së Ftohtë, hyri në fuqi në vitin 2011 dhe u rinovua në vitin 2021 edhe për dy vite të tjera.