Top News – Rusia ndëshkon Danimarkën / Ndërpret furnizimet me gaz natyror
01/06/2022 15:12

Kompania më e madhe e energjisë së Danimarkës tha se Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz të mërkurën, sepse kompania ka refuzuar që të paguajë me rubla. Ky është përshkallëzimi i fundit në sektorin e energjisë së Evropës, teksa lufta në Ukrainë po vazhdon. Rusia paraprakisht kishte ndërprerë furnizimet me gaz natyror për Finlandën, Poloninë dhe Bullgarinë, pasi këto shtete refuzuan që të paguajnë me rubla për këtë lëndë. Po ashtu, të martën Moska ndërpreu furnizimet edhe për Holandën. Kompania e energjisë së Danimarkës, Ørsted, tha se pret që të jetë në gjendje ende t'i furnizojë konsumatorët e saj. “Ne qëndrojmë prapa vendimit për të refuzuar që të paguajmë me rubla dhe ne jemi përgatitur për këtë skenar”, tha shefi i Ørsted, Mads Nipper. “Kjo situatë mbështet nevojën që BE-ja të bëhet e pavarur nga gazi rus duke rritur burimet e energjisë së ripërtërishme”, shtoi Nipper. Presidenti rus, Vladimir Putin, pas vendosjes së sanksioneve nga Perëndimi, ka thënë se “blerësit nga shtetet jomiqësore” duhet të hapin dy llogari bankare në bankën shtetërore Gazprombank, dhe në një prej tyre të paguajnë me dollarë ose euro dhe më pas në llogarinë tjetër ato të konvertohen në rubla. Sipas të dhënave të autoriteteve daneze, pothuajse 25 për qind e gazit vjen nga Rusia. Agjencia për Energji e Danimarkës tha se ndërprerja e furnizimeve nuk do të ketë pasoja të menjëhershme.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36