Top News/ Rusia ndalon eksportet e benzinës / Gjashtë muaj bllokadë për të ‘ruajtur’ çmimet
27/02/2024 14:42

Rusia të martën ka urdhëruar një ndalesë gjashtëmujore të eksporteve të benzinës duke nisur nga 1 marsi, me qëllim që të mbahen stabile çmimet për shkak të rritjes së kërkesës nga konsumatorët dhe fermerët. Kjo ndalesë po ashtu u vendos për të mirëmbajtur rafineritë në shtetin që është eksportuesi i dytë më i madh në botë i naftës. Ndalesa, që fillimisht u raportua nga media ruse RBC, u konfirmua nga zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, i cili është emëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që të merret me sektorin e energjisë së shtetit. RBC raportoi se kryeministri rus, Mikhail Mishustin, kishte miratuar ndalesën pasi Novak e propozoi këtë gjë më 21 shkurt. “Për të kompensuar kërkesën e tepërt për produkte të benzinës, është e nevojshme që të marrë masa për të ndihmuar në stabilizimin e çmimeve në tregun e brendshëm”, citohet të ketë thënë Novak në propozimin dërguar Mishustinit. Çmimet e benzinës në Rusi janë një çështje e ndjeshme për konsumatorët dhe fermerët në shtetin që është eksportuesi më i madh i drithit në botë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në mars. Po ashtu, në muajt e fundit disa rafineri ruse janë goditur nga dronët ukrainas, teksa lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë. Rusia dhe Ukraina kanë goditur infrastrukturën e energjisë së njëra-tjetrës, duke synuar që të pengojnë linjat e furnizimeve dhe për të demoralizuar kundërshtarët. Eksportet e naftës, produkteve të saj dhe gazit deri më tani janë eksportet më të mëdha të Rusisë dhe të ardhurat nga to janë një burim i rëndësishëm për ekonominë ruse prej 1.9 trilion dollarësh.

Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03