Presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armët bërthamore për t’u hakmarrë për humbjet e njëpasnjëshme që ushtria e tij është duke pësuar si pasojë e kundërofensivës së fundit të forcave ukrainase. Ka qenë ky paralajmërimi i ish-zv.sekretares së përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, e cila tha për The Sun se Rusia mund të kundërpërgjigjet në mënyra të paparashikueshme pas disfatave shokuese në jug dhe lindje të Ukrainës.