Rusët po kërkojnë ushtarë jo vetëm duke u mobilizuar brenda vendit, por edhe duke rekrutuar mercenarë jashtë saj. Sipas Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, rajoni kryesor për rekrutimin e mercenarëve është Ballkani. Një nga personat janë përgjegjës për rekrutimin e luftëtarëve nga rajoni është serbi Dejan Beric, i cili jeton në Federatën Ruse. Ai vetë është gjithashtu një ish-mercenar dhe luftoi kundër Ukrainës në vitin 2014. Po ashtu, një tjetër emër i njohur është mercenari serb Zhika Radoiçic i cili aktualisht po merr pjesë në anën e rusëve për pushtimin e Ukrainës.