Forcat ruse kanë ndërmarrë një nga sulmet më të mëdha ajrore ndaj Kievit, duke përdorur dronë dhe raketa në një breshëri që zgjati mbi 11 orë dhe goditi disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 20 persona u vranë dhe rreth 90 të tjerë u plagosën, ndërsa mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë.