Të paktën 37 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me dron rus ndaj një magazine pranë periferive perëndimore të Kievit, ku ruheshin materiale shpërthyese. Sulmi shkaktoi një zjarr të fuqishëm dhe një seri shpërthimesh në zonën përreth Buchas, në rajonin e Kievit. Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se 42 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe katër fëmijë.