Top News/ Rusia luftë me rebelët sirianë / ’Bie’ Aleppo, Putin sulme ajrore në mbështetje të Asadit
01/12/2024 13:24

Ushtria siriane tha të shtunën se dhjetëra ushtarë të saj ishin vrarë në një sulm të madh të kryer nga rebelët islamikë Hayat Tahrir al-Sham të cilët hynë në qytetin e Alepos, duke e detyruar ushtrinë të ridislokohej, në sfidën më të madhe ndaj Presidentit Bashar al-Assad në disa vite. Ministria ruse e Mbrojtjes tha ndërkohë se forcat e saj ajrore kishin kryer sulme ndaj rebelëve sirianë në mbështetje të ushtrisë së vendit, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve. Sulmet pasuan atë që ishte sulmi më i guximshëm i rebelëve në vite të tëra, në një luftë civile ku linjat e frontit ishin ngrirë kryesisht që nga viti 2020. Hayat Tahrir al-Sham, dikur i njohur si Fronti Nusra, është shpallur grup terrorist nga SHBA, Rusia, Turqia dhe shtete të tjera. Presidenti sirian, bashar al Assad është ndërkohë një aleat i ngushtë i Moskës. Në Uashington, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë tha se po monitoronte nga afër situatën dhe se kishte qenë në kontakt me kryeqytetet rajonale gjatë 48 orëve të fundit. Zëdhënësi i këshillit, Shon Savet, tha se refuzimi i Sirisë për t'u përfshirë në një proces politik dhe mbështetja e saj tek Rusia dhe Irani kishte "krijuar kushtet që po shpalosen tani, duke përfshirë rënien e linjave të regjimit të Asadit në Sirinë veriperëndimore". Sipas Savett, SHBA nuk kishte asnjë lidhje me ofensivën e udhëhequr nga "një organizatë e caktuar terroriste" dhe "kërkonte de-përshkallëzimin si edhe një proces politik serioz dhe të besueshëm" sipas Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 2015, e cila përcaktoi hapat për një armëpushim dhe tranzicion politik.

Top Channel/ 700 mijë njerëz ndjekin meshën madhështore të Papa Leonit, mesazhi për rininë
26/09 23:15
Top News – Trump ‘i shtrin dorën’ Putin/ Senatorët amerikanë kundërshtojnë – Legjitimon luftën!
26/09 23:00
Top News- Reliket e princit në frontin e Ukrainës, Kisha ruse: Mbështetje shpirtërore për trupat
26/09 22:30
Top News – Trump ‘dëbon’ LGBTQ/ Jo mbrojtje për personat me orientim ndryshe seksual
26/09 22:00
Top News – Irani ‘gropos’ armatën. Teherani – Armiqtë nuk i njohin kapacitet tona ushtarake
26/09 21:30
Top News- Trump paralajmëroi Kinën për Iranin/ Prapaskenat e takimit me Xi Jinping, zbardhen detajet
26/09 21:00
Top News – Mbesa sekrete e Putinit/ Elsa, e lindur me mbiemrin Zelensky, por e “pagëzuar” Tikhonova
26/09 20:52
Top News – Trump mes dy zjarreve. Lufta me Iranin mund t’i kushtojë shumë para zgjedhjeve
26/09 20:30
Top News – ‘Kriminelët s’kanë vend në foltore’. Erdogan i ashpër me Netanyahun – Të japë llogari!
26/09 20:00
Top Channel/ Kush është gjenerali Wendt? Mbi 3 dekada karrierë në ushtri, shërbim në NATO Afganistan
26/09 19:33
Top News – Protestë kundër emigrantëve. Spanjollët mbushin sheshet- Ashpërsoni masat
26/09 19:30
Top Channel/ Super Inteligjenca del nga kontrolli, OpenAI heton agjentët e vet
26/09 19:23
Top Channel/ Trump: Refuzova planin e Iranit! Ata duan marrëveshje se po humbasin keq
26/09 19:19
Top News- Vuçiç merr garancinë e Putinit para dorëheqjes, zbulohen kërkesat e Beogradit për Moskën
26/09 19:00
Top Channel/ Polonia “merr me të mirë” Trump: 15.000 USD për cdo ushtar amerikan të stacionuar atje!
26/09 17:59
Top News – Beteja për të mbetur fëmijë/ 5-vjeçarja hyri në pubertet kur ishte vetëm 10 muajshe
26/09 15:42
Top Channel/ Shërbimi i detyruar ushtarak, “plasin” protestat në Gjermani: Studentët kundër!
26/09 14:40
Top News- TikTok paguan 100 milionë dollarë dhe kufizon përdorimin për fëmijët në Alabama
26/09 13:20
Top News – Shembja e godinës në Athinë/ Tre shqiptarë mes viktimave, trupat ende nën rrënoja
26/09 12:46
Top News- Irani i ofron marrëveshje SHBA-së, gati për të rihapur Ngushticën e Hormuzit
26/09 12:46