Top News-Rusia ‘luftë’ me helikopterin e vet/ Objekt misterioz mbi Moskë, angazhohet mbrojtja ajrore
10/04/2025 14:04

Raporte kontradiktore ka patur në rusi në lidhje me objektivat e një operacioni të mbrojtjes ajrore gjatë natës në rajonin e Moskës. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RT raportoi të enjten se mbrojtja ajrore shënjestroi "dronë helikopter", duke pretenduar se kjo ishte tentativa e parë të përdorimit të dronëve të tillë për të sulmuar Moskën gjatë konfliktit. Megjithatë, disa kanale ruse Telegram sugjeruan se mbrojtja ajrore ruse mund të ketë shënjestruar gabimisht një nga helikopterët e tyre ushtarakë. Pamjet e aktivizimit të mbrojtjes ajrore të Rusisë gjatë natës, u shpërndanë në Telegram nga shumë kanale të njohura, duke përfshirë AP Ëagner, i lidhur me Ëagner Group. "Në rajonin e Moskës, një helikopter u ngatërrua aksidentalisht me një dron ukrainas dhe kundërajrorët qëlluan mbi të. Ata nuk arritën ta rrëzonin. Paçi fat!" tha kanali. "Është një helikopter, budallenj!" dëgjohej të thoshte një dëshmitar okular në një video të shpërndarë nga kanali ASTRA në Telegram. Ndërkohë, kanali rus Telegram Military Informant tha se një dron ukrainas që i ngjan një helikopteri u shkatërrua nga sistemet e mbrojtjes ajrore në Naro-Fominsk, rajoni i Moskës. Kanali rus Mash, në telegram, sugjeroi gjithashtu se Ukraina kishte përdorur një dron sulmues "të tipit helikopter", të prodhuar nga kompania private e mbrojtjes Ramza, RZ-500, me gjasë për herë të parë në luftë. Llogari të tjera, duke përfshirë ato pro Kievit, pretenduan se objekti ishte në të vërtetë një helikopter rus. Nëse Rusia do të vinte në shënjestër një nga helikopterët e saj ushtarakë, kjo do ta vinte në siklet forcën ajrore ruse, e cila ka pësuar humbje të mëdha gjatë gjithë luftës në Ukrainë, me një numër të konsiderueshëm të mjeteve të tyre që janë rrëzuar prej vetë atyre.

Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01