Pas sulmit me raketa me reze të gjatë veprimi nga ana e Ukrainës, ka ardhur përgjigja e menjëhershme e Rusisë. Presidenti rus Vladimir Putin tha këtë të enjte se një raketë e re me rreze të mesme veprimi u testua në një sulm ndaj Ukrainës. Ai paralajmëroi se Moska do e përdorë raketën kundër të gjitha vendeve që e lejuan Kievin që të sulmojë me armatimet e tyre Rusinë. Putin sqaroi se raketa e quajtur “Oreshnik” goditi një fabrikë raketash, në Dnipro.