Top News/ Rusia krijon vaksinë për kancerin / Putin nuk e ka mendjen vetëm te lufta…
15/02/2024 13:40

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se shkencëtarët rusë ishin shumë pranë krijimit të vaksinave për kancerin dhe se ato do të ishin në dispozicion të pacientëve së shpejti. Putin tha në televizion se vendi është shumë pranë krijimit të vaksinave kundër kancerit dhe ilaceve imunomodulare të një gjenerate të re. Unë shpresoj se shumë shpejt ato do të jenë efikase dhe do të përdoren si metoda terapie individuale, shtoi ai duke folur në një forum në moskë për teknologjinë e të ardhmes. Putin nuk saktësoi se cfarë lloj kanceri do të shënjestrojë dhe as se si. Një numër vendesh dhe kompanish po punojnë me vaksinat e kancerit. Vitin e kaluar, qeveria britanike firmosi një marrëveshje me gjermanen BioNTech për të nisur testimet klinike që ofrojnë trajtime të personalizuara të kancerit dhe që synohet të arrijnë tek 10 mijë pacientë deri në 2030-ën. Kompanitë farmaceutike Moderna dhe Merck po punojnë për një vaksinë eksperimentale të kancerit që një studim në zhvillim e sipër ka treguar se redukton mundësinë e vdekjes nga melanoma, kanceri më vdekjeprurës i lëkurës. Aktualisht janë gjashtë vaksina të licensuara kundër papiloma-viruseve njerëzore që shkaktojnë shumë lloje kanceri, përfshirë atë në tru si edhe vaksina kundër hepatitit b që mund të cojë në kancer në melci. Gjatë pandemisë së koronavirusit, Rusia zhvilloi vaksinën e sj Sputnik V dhe ia shiti atë një numri shtetesh edhe pse brenda vendit ajo u ndesh me hezitim të fortë publik. Vetë Putin tha se ai kishte marrë sputnik v, në përpjekje për të siguruar njerëzit për efikasitetin dhe sigurinë e saj.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58