Agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë zbuluar komplote ruse për të kryer atentate, zjarrvënie dhe sabotime të tjera në Evropë kundër kompanive dhe njerëzve që mbështesin ushtrinë e Ukrainës. Sipas Associated Press, Rusia ka rekrutuar kriminelë të zakonshëm në vendet e huaja për t’i kryerë sulmet, tha një zyrtar perëndimor, i cili nuk pranoi të ofrojë ndonjë detaj mbi komplotet e tjera.