Rusia ka paralajmëruar NATO-n se nëse futet në Ukrainë, do të hynte në një konflikt të drejtëpërdrejtë me Moskën. Paralajmërimi erdhi nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një fjalim të mbajtur këtë mëngjes, kur deklaroi se nëse trupat paqeruajtëse dërgohen në Ukrainë, ky veprim i NATO-s do të nënkuptojë luftë.