Vijon të përshkallëzohet konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, teksa deklaratat nga zyrtarët e Bashkimit Europian, kanë marrë kundërpërgjigje nga zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë rus. Një rast I tillë është edhe ai i ministri francez të Financave, Bruno Le Maire, I cili deklaroi se Perëndimi i ka shpallur një luftë ekonomike Rusisë, në lidhje me sanksionet e rënda financiare që janë vendosur ndaj Moskës, si reagim për pushtimin e Ukrainës. “Do të zbatojmë një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”, tha Le Maire në një intervistë radiofonike. Pas kësaj deklarate I menjëhershëm ishte edhe reagimi I Rusisë. Ish-presidenti dhe ish-kryeministri, Dimitry Medvedev, i bëri thirrje zyrtarit francez që të bënte kujdes me deklaratat, pasi luftërat ekonomike mund të kthehen në luftëra reale.