Top News/ Rusia kërcënon luftë me NATO-n / Përfshirja direkte e Perëndimit përshëndetet në Ukrainë
27/02/2024 14:38

Një zyrtar i lartë ukrainas mirëpriti të martën bisedimet e vendeve evropiane për të dërguar trupa në Ukrainë, por kremlini tha se një konflikt mes rusisë dhe natos do të bëhej i paevitueshëm nëse anëtarë evropianë të aleancës do të dërgonin trupa për të luftuar. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ngriti të hënën mundësinë që vendet evropiane të dërgonin trupa në ukrainë, por edhe nënvizoi se nuk kishte konsensus për këtë. “Kjo tregon para së gjithash, ndërgjegjësimin absolut të rreziqeve që i kanosen evropës nga rusia agresive”, tha këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podoliak. Rreth 20 liderë evropianë u mblodhën në paris të hënën për ti dërguar një mesazh presidentit rus, Vladimir Putin, për vendosmërinë evropiane për ukrainën dhe për të kundërshtuar narrativat e kremlinit se rusia po e fiton këtë luftë që tashmë ka hyrë në vitin e tretë të saj. “Vetëm hapja e një diskutimi për mundësinë e mbështetjes direkte të ukrainës nga forcat e armatosura, duhet të shihet si një dëshirë për të vënë theksin aty ku duhet e për të nxjerrë në pah rreziqet, më qartë”, shtoi Podoliak. Ai tha se është e rëndësishme në këtë fazë të përshpejtohet dërgimi i ndihmave ushtarake në Ukrainë. I pyetur për komentet e Macron, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i tha gazetarëve: Fakti që po diskutohet mundësia e dërgimit të disa kontigjenteve në ukrainë, nga vendet e natos është një element i ri shumë i rëndësishëm. I pyetur se cili do të ishte rreziku i një konflikti direkt Rusi-Nato nëse anëtarë të natis dërgojnë trupat për të luftuar në Ukrainë, Peskov tha: Në atë rast ne do të duhet të flisnim jo për mundësinë por për pashmangshmërinë e një konflikti direkt. Një zyrtar i shtëpisë së bardhë tha ndërkohë për agjencinë e lajmeve Reuters, se SHBA nuk ka plane për të dërguar trupa për të luftuar në Ukrainë dhe se nuk ka plane as NATO për të bërë një gjë të tillë.

Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07 22:21
Top Channel/ Tragjedia ajrore në Indi, kush i preku çelësat e avionit?
12/07 22:19
Top Channel/ Kurdët dogjën armët, Erdogan: Turqia fitoi ndaj PKK
12/07 19:56
Top Channel/ BE: Gati kundërmasat ndaj Trump! Vendimi dëmton ekonomitë tona
12/07 19:54
Top Channel/Trump shpall tarifat për BE, nga 1 gushti 30% për të gjitha mallrat
12/07 19:53
Top News – ‘Sy për sy….tarifë për tarifë’. BE i kundërpërgjigjet masave tregtare të Donald Trump
12/07 19:25
Top News – Prejardhja gjermane s’e kursen. Gjermania, vendi më i goditur nga tarifat e Trump
12/07 19:24
Top Channel/ Në 16 korrik pritet rritje stratosferike e çmimit të cigareve, purove dhe…
12/07 18:40
Top Channel/ Izraelitët eliminojnë shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!
12/07 15:16
Top News – Kurdët djegin armët, Erdogan i përshëndet. ‘Ditë historike për Turqinë e Madhe dhe paqen’
12/07 13:40
Top News – ‘Fshesa’ e Trump te DASH. Nis shkarkimi i mbi 1300 punonjësve të Departamentit
12/07 13:37
Top News – Presidenti i kriptovalutave. Trump çon në Kongres tre nisma për monedhat digjitale
12/07 13:35
Top News- Rusia lëshon qindra dronë drejt Ukrainës/ Polonia ngre avionë luftarakë për t’u mbrojtur
12/07 13:20
Top News- Trump dhe Vjosa Osamani flasin për kërcënimin nga Serbia, Kurti dhe institucionet heshtin
12/07 13:17
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 13:16
Top Channel/ Taksa kundër mbiturizmit, Greqia vendos barriera në zonat me fluks vizitorësh në ishuj
12/07 12:26
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 12:23
Top Channel/ Kërkuan ushqim, OKB: Gati 800 viktima pranë qendrave të ndihmës në Gaza!
12/07 12:05
Top Channel/ Skandal rozë! E dashura sekrete e Ministrit udhëtoi me… avion ushtarak! Dalin pamjet
12/07 12:00
Top Channel/ BE dhe Ukraina bashkojnë forcat: Aleanca teknologjike, 100 mln euro për mbrojtjen!
12/07 11:47