Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Dmitry Medvedev akuzoi Japoninë se duke ndihmuar Kievin, po përfshihet në konflikt ushtarak me Rusinë. Medvedev i bëri deklaratat ndërsa vizitoi qytetin Juzhno-Sakhalinsk që shtrihet pjesën më lindore të Rusisë, shumë pranë Japonisë. Gjatë fjalimit, Medvedev akuzoi Japoninë se po “përfshihet në përplasje ushtarake” për shkak të ndihmës çdo herë e më të madhe që po i ofron Ukrainës, sikurse tha ai.