Top News – Rusia kërcënon Elon Musk / Sulm bërthamor mbi satelitët e tij në hapësirë
02/02/2026 15:30

Një komentator me ndikim i televizionit shtetëror rus ka sugjeruar që Rusia duhet të shënjestrojë satelitët e Elon Musk në hapësirë me armë bërthamore. "Nuk e kuptoj pse, për shembull, satelitët e Elon Musk nuk janë një objektiv legjitim për ne", tha Vladimir Solovyov, një prezantues i njohur i televizionit shtetëror i lidhur ngushtë me Kremlinin. "Një shpërthim i një arme bërthamore në hapësirë, siç e kuptoj unë, e zgjidh këtë problem." Starlink, i kompanisë SpaceX të Musk, ka qenë për vite me radhë, jetik për Ukrainën në fushën e betejës, me Kievin që mbështetet shumë në aksesin e tij në internet për komunikime dhe për kontrollin e flotës së dronëve. Rrjeti Starlink me mijëra satelitë ndodhet në orbitën e afërt të Tokës. Ukraina ka thënë për vite me radhë se forcat ruse kanë përdorur terminalet Starlink përgjatë vijës së frontit, duke përfshirë zonat më të kontestuara të Ukrainës lindore. Musk ka mohuar se Starlink po i shitet Rusisë dhe tha të dielën se kompania e tij në mënyrë efektive ka ndaluar përdorimin "e paautorizuar" të Starlink nga Moska pas protestave të fundit të Ukrainës. Agjencitë e inteligjencës nga dy vende të NATO-s, sipas Associated Press, besojnë se Rusia po zhvillon një armë anti-satelitore për të synuar Starlink. Arma do të mbushte orbitat e Starlink me cifla që do të dëmtonin gjithashtu gjithcka që gjendet pranë.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB