Rusia ka paralajmëruar Japoninë se do të marrë masa ndëshkuese nëse ajo zgjeron stërvitjet e përbashkëta detare me SHBA afër kufijve lindorë të Rusisë. Kërcënimi është më i fundit që vjen nga moska, e cila është zemëruar nga mbështetja e japonisë për ukrainën dhe lidhjet gjithnjë e më të forta me vendet e NATO-s. Si rezultat, moska po i rikthehet një përplasjeje të hershme në lidhje me sovranitetin e ishujve të aneksuar nga forcat sovjetike në luftën e dytë botërore. Zëvendësministri i jashtëm rus, igor Morgulov, tha së fundmi se stërvitjet detare mes SHBA dhe Japonisë, kanë me gjasë natyrë ofensive, sipas një raporti të martën nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti.